Lincoln Centers of Albania

Open Jobs - 0

Send message to "Lincoln Centers of Albania"

Follow us

About Company

Fondacioni Abraham Lincoln i Shqipërisë është një institucion arsimor jo-fitimprurës, i cili fokusohet në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Misioni i tij është të ofrojë arsimim të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët, duke ndarë vlera morale dhe etike, si edhe duke shërbyer me dashuri.

Vlerat thelbësore të tij janë: Përulësia, Respekti, Integriteti dhe Përsosuria.

Fondacioni e filloi aktivitetin e tij në vitin 1997, nën drejtimin e një bordi me perfaqësues amerikanë në fushën e arsimit dhe biznesit. Sot, pas 27 vitesh pune profesionale dhe cilësore, ka ndikuar në jetët e 85,000 individëve (shqiptarë dhe të huaj).

Frymëzuar nga dëshira e ish-presidentit të SHBA-ës, Abraham Lincoln ‘që të gjithë të kenë një mundësi të barabartë në garën e jetës’, Fondacioni ‘Lincoln’ ka edukuar brezin e ri në gjuhën angleze e gjermane, si edhe në aftësi profesionale duke ofruar programe bashkëkohore, cilësi në mësimdhënie dhe mësues të kualifikuar dhe profesionistë.

Be the first to review “Lincoln Centers of Albania”

Your Rating for this listing