TRING AL

h-r@tring.tv
Open Job - 1

About Company

Fillimet e Tring startojnë që në vitin 2006 me themelimin e Albanian Satellite Communications, një kompani private me zyra qëndrore në Tiranë. ASC është ofruesi kryesor për Hi-Speed Internet, shërbimet e telefonisë dhe Dixhital TV, për klientët familjarë dhe biznese në Shqipëri. Por me rritjen e shërbimeve dhe klientëve, ASC u përqendrua në ofrimin e shërbimit të internetit dhe telefonisë duke shtyrë kështu në lindjen e dy kompanive simotra: Tring TV dhe Tring Communications.

Tring TV u themelua në vitin 2008, me pjesëmarrje 100% nga investitorë shqiptarë. Tring ju dhuron eksperiencën unike të shijimit të televizionit falë larmishmërisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe produksioneve 100% shqiptare. Tring është pjesë e Grupit Concord Investments, një ndër më të mëdhenjtë në vend.
Në gusht 2014 Tring, një nga operatorët lider në Shqipëri sa i takon shërbimeve të teknologjisë së lartë ka realizuar bashkimin në një brand unik , të dy kompanive Tring TV dhe Tring Communications. Kjo do të thotë se shërbimet përkatëse janë bashkërenduar në një platformë dhe orientim të unifikuar.Tashmë Tring ofron disa produkte njëkohësisht, me qëllim lehtësimin e jetës dhe argëtimin pa limit, falë shërbimeve të avancuara të platformës tokësore dhe satelitore, të televizionit të gjeneratës së ardhshme IPTV/OTT dhe shërbimeve të internetit me shpejtësi të lartë.Ne sigurohemi që ju të qëndroni të frymëzuar, të informuar dhe në kontakt si kurrë më parë, me shërbimet tona të avancuara. Prej një kohë të gjatë, Tring ofron vazhdimisht produkte innovative dhe me një cilësi të lartë shërbimesh.

Be the first to review “TRING AL”

Your Rating for this listing